Një burrë 64-vjeçar nga komuna e Gjilanit ka vdekur si pasoj e koronavirust, duke shkuar në 110 numri i viktimave.
Ka vdekur një 64-vjeçar nga Komuna e Gjilanit si pasoj e koronavirusit, kështu duke shkuar në 110 numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.
Njoftimin për vdekjen e qytetarit nga Gjilani e ka bërë të ditur Komuna e Gjilanit, ndërsa i pari i kësaj komune ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.
“Me keqardhje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të A.L. Ngushëllime familjes dhe do t’ju qëndrojmë pranë për ta përballuar. Apeloj qytetarët që t’i përmbahen rregullave në mënyrë strikte për ta parandaluar infeksionin me këtë virus. Ju lutem, mbrojeni veten, familjen, lagjen dhe qytetin tuaj”, ka thënë Haziri.
Duhet theksuar se brenda katër muajve të përballjes më koronavirus, Gjilani ka shënuar 289 raste pozitive, 155 janë shëruar, 128 janë aktive, derisa pesë pacientë kanë ndërruar jetë.
Gjithashtu gjatë orëve të mëngjesit ka vdekur edhe një paciente nga Peja, e cila ishte duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.