Tregu evropian është shumë konkurrues, e po ashtu edhe ai britanik, por veturat më të shitura në këto tregje zakonisht nuk gjenden as në top 10-she të veturave më të shitura globalisht.
Kjo sipas analizave të bëra së fundi, nga “Car industry Analysis”, të cilët kanë zbuluar se shitjet e SUV-ve janë rritur për 3 përqind që nga 2018-ta, raporton ueb faqja automobilistike autoexpress.co, transmeton KOHA.
Më poshtë janë 10 veturat më të shitura globalisht
Toyota Corolla saloon – 1.2 milion ekzemplarë të shitura globalisht gjatë 2019-ës
Toyota RAV4 – Afër 1 milion ekzemplarë të shitura globalisht gjatë vitit të kaluar
Honda CR-V – Me 831 mijë njësi të shitura
Ford F-150 – Ky SUV është vetura më e shitur përgjatë 39 viteve të fundit në SHBA
Nissan Sentra – 722 mijë njësi të shitura globalisht
Toyota Camry – 708 mijë njësi gjatë vitit të kaluar
Nissan X-Trail/Rouge – Rreth 674 mijë ekzemplarë të shitur gjatë vitit të kaluar
Honda Civic Saloon – Rreth 666 mijë ekzemplarë
Honda HR-V – Mbi 626 mijë ekzemplarë
Honda Accord – 587 mijë ekzemplarë