Zbulohen ndryshimet në pasurinë e krerëve të shtetit dhe politikës gjatë vitit 2019, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela ‘pa punë’ që nga data 25 shkurt të 2019, Rama 4 633 760 lekë të ardhura nga krijimtaria artiske.
Report Tv sjell ekskluzivisht ndryshimet në pasurinë e krerëve të shtetit shqiptar, rrjedhimisht edhe të politikës, gjatë vitit 2019. Referuar deklaratës së pasurisë, çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, i pari President dhe e dyta kryetare e LSI-së, vijojnë të arkëtojnë të ardhura nga shitja e mëparshme të apartamenteve në pallatin e Kryemadhit në Tiranë. Gjatë vitit 2016, Kryemadhi ka arkëtuar edhe 137 mijë euro nga shitja e apartamenteve, ndërsa deklaron pakësimin e një llogarie bankare me rreth 80 mijë euro, për arsye të paspecifikuara. Kryetarja e LSI e ka ndërtuar pallatin në një sipërfaqe toke që i ka falur vëllai që në vitin 1995 si dhe në një truall shtesë të blerë përmes një kredie 5 milionë lekë.
Që nga viti 2014, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shitur 10 apartamente me vlerë rreth 900 mijë euro. Kryemadhi deklaron gjatë vitit 2019 edhe 1.4 milionë pagën si deputete deri në muajin mars dhe më pas gjysmën e pagës i ish-deputete, ndërsa të ardhurat e Metës nga paga dhe dita si President janë rreth 3 milionë lekë në vit ose rreth 27 mijë USD.
Ndërkaq, kryeministri Edi Rama deklaron 2 024 485 lekë të ardhura nga paga si kreu i qeverisë si dhe 4 633 760 lekë nga të ardhura nga krijimtaria artiske. Djali Gregori deklaron 27 150 euro të ardhura nga shitja e veprave të artit. Ndërkaq, të ardhurat e Linda Ramës për vitin 2019 janë 2 380 000 lekë nga paga, 1 876 793 lekë nga konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme si dhe 2 717 178 lekë nga dhënia me qira e apartamentit. Zonja Rama deklaron edhe blerjen e një toke truall me sipërfaqe 80 m2, me vlerë 3 000 000 lekë.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela, rezultojnë me zero të ardhura që nga data 25 shkurt e vitit 2019. Kjo datë përkon me dorëzimin e mandatit të deputetit nga Basha, në kuadër të skenarit politik për të rrëzuar qeverinë. Por, çuditërisht, pas datës 25 shkurt 2019, edhe bashkëshortja e Bashës nuk rezulton më në marrëdhënie pune. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë vitit 2019 deklaron pagën 2 499 876 lekë, ku ka kursyer rreth 900 000 lekë. Bashkëshortja e Ruçit, Erfane Ruçi deklaron 132 000 lekë të ardhura nga pensioni si dhe 31 470 946 lekë nga noteria. Djali Ledian Ruçi, deklaron 1 755 250 lekë të ardhura nga paga në Albkontroll si dhe rreth 30 mijë euro nga qiratë.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, pasuria për vitin 2019
Paga si President, 2 264 128 lekë, 6420 euro dieta jashtë vendit, 2 220 USD dieta brenda vendit.
Pakësim llogarie bankare, 1 250 800 lekë.
Shtim i llogarisë së përbashkët Ilir Meta dhe Besar Meta, 1 244 lekë.
Monika Kryemadhi, arkëtim nga shitja e apartamenteve më parë, 8 061 euro, 5267 euro, 12 176 euro, 18 212 euro, 93 404 euro.
Pakësim i llogarive, 80 314 euro dhe 785 589 lekë.
Llogari në paund, 60 001 GBP
Të ardhura nga paga si deputete dhe ish-deputete, 1 393 475 lekë.
Overdraft, 2 231 174 lekë, shlyer 761 euro.
Llogari dyemërore, Bora Meta dhe Kryemadhi, 9 521 lekë.
Pakësim i debitit me kartën visa, 158 357 lekë.
Vajza Bora, përfituar nga kthimi mbrapssh i një pagesa në Universitetin Strathclyde, 2480 GBP.
Vajza Bora, ovedraft 571 724 lekë.
Djali Besari, debit në kartën visa, 575 047 lekë.
Likuidim i overdraftit nga mamaja, Monika Kryemadhi, 306 001 lekë.
Pasuria e kryeministrit Edi Rama për vitin 2019
Të ardhura nga paga si kryeministër, 2 024 485 lekë.
Të ardhura nga krijimtaria artiske, 4 633 760 lekë.
Shtim i llogarisë bankare, 428 348 lekë.
Linda Rama, gjendja e llogarisë bankare shtuar me 6 866 126 nga të ardhurat personale.
Gjendja cash pakësuar me 86 000 lekë.
Blerje tokë truall 80 m2, plus 3 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga, 2 380 000 lekë.
Të ardhura nga konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme, 1 876 793 lekë.
Të ardhura nga qiraja e apartamentit, 2 717 178 lekë.
Interesa bankare, 2 782 lekë.
Detyrime për një kredi e vitit 2013, shlyer 4 380 euro, detyrimi i mbetur 17 807 euro.
Gregor Rama, shtuar llogaritë bankare me 13 788 lekë dhe 42 961 lekë.
Shitur makina Audi, 12 mijë euro.
Blerë makinë BMW2, 15 mijë euro.
Të ardhura nga shitje e veprave të artit, 27 150 euro.
Kontratë qiraje deri në 7 korrik 2019, 360 000 lekë, nga 1 gusht e këtej 150 000 lekë.
Lulzim Basha, pasuria për vitin 2020
Të ardhura si deputet nga 1 janari 2019 deri në 25 shkurt 2019, 205 600 lekë.
Të ardhura nga mbulimi i shpenzimeve të telefonisë nga Kuvendi, 34 000 lekë.
Të ardhura nga mbulimi i shpenzimeve për karburant nga Kuvendi, 60 032 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore programesh, 6 130 euro.
Pasuria e Gramoz Ruçit për vitin 2019
Shtuar llogaria e pagës me 213 326 lekë.
Shtuar gjendja cash, 700 000 lekë.
Të ardhura nga paga si kryetar Kuvendi, 2 499 876 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, Erfane Ruçi, 132 000 lekë.
Bashkëshortja, shtuar depozita bankare me 922 350 lekë.
Ndryshime në llogari dhe depozita, – 168 164 lekë, + 261 630 lekë, + 501 250 lekë, + 229 547 lekë.
Të ardhura nga noteria, 31 470 946 lekë.
Djali Ledian Ruçi, shtuar llogaria me 24 mijë euro, pakësuar llogaria e pagës me 15 784 lekë.
Të ardhura nga paga në Albkontroll, 1 755 250 lekë.
Të ardhura nga kontratat e qirave, 24 mijë euro dhe 900 000 lekë.
Deklarata e pasurisë së Ilir Metës për vitin 2019
Deklarata e pasurisë së Edi Ramës për vitin 2019
Deklarata e pasurisë së Gramoz Ruçit për vitin 2019
Deklarata e pasurisë së Lulzim Bashës për vitin 2019/Shqiptarja.com/