Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka falënderuar shtetin e Kosovës për ndihmë Shqipërisë në luftimin e zjarreve.
Basha në një postim në Facebook shpreh mirënjohje për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret.
“Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret! Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda, është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore. Faleminderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë!”, shkruan Basha.