Kohëve të fundit në mediat shqiptare dhe jo vetëm, është debatuar mjaftë rreth Aja Sofisë. Shkak i këtyre debateve ishte hapja e saj për faljen e namazit në te, vendim ky të cilin e ndërmori Turqia nën mbështjetjen direkte të presidentit të saj, Erdogan, shkruan Gazeta Mejdani.
Ndër temat e nxehta rreth Aja Sofisë ishte edhe blerja e saj nga ana e Sulltan Mehmet Fatihut. Sipas asaj që lexojmë nëpër shkrime dhe qasje të ndryshme në rrjetet sociale, blerja e Aja Sofisë nga ana e Sulltanit më shumë kishte konotacione arsyeshmërie për ri-kthimin e saj në xhami, se sa kishte ndonjë vlerë apo peshë historike.
I kyçur në këtë debat është edhe historiani dhe osmanologu i njohur shqiptar, Agron Islami. Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se nuk është e vërtetë ajo që thuhet rreth blerjes së Aja Sofisë.
“Nuk është e vërtete që Sulltani e bleu Ayasofian nga prifterinjët ortodoks, ashtu siç nuk e bleu as Stambollin nga Bizanti, por e fitoi me luftë, dhe si e tillë, ajo (Aja Sofia) me automatizëm bëhet pronë e Sulltanit dhe e Shtetit Osman”, ka shkruar osmanologu Islami.
Për më tepër, thotë ai, në Stamboll përveç Aja Sofisë së mirënjohur është edhe Ajas Sofia e Vogël, e njohur me emrin Xhamia Kyçyk Aja Sofia, e cila u ndërtua në vitin 536.
Historiani Agron Islami përmend edhe xhaminë e dikurshme në Prizren e cila në vitin 1923 ishte shndërruar në kishë nga pushteti serb.
“Nje rast tjeter qe lidhet me te parin, e qe ka te beje me neve eshte kisha e Shen Premtes, apo sic njihet ne literaturen sllave “Bogorodica Levishka” ne Prizren, e cila pas nderrimit te destinacionit u quajte si “Xhamia Xhuma” apo “Xhamia Fet’hije”. Kjo e fundit nga 1455, e deri me 1918 funksionoi si Xhami, ndersa me 1923, pushteti serb ia shkaterroi edhe minaren dhe e riktheun ne kishe ortodokse serbe, bile eshte e regjistruar edhe ne Unesko si objekt i vjeter fetar me rendesi te vecante kulturore,” thotë Agron Islami.
Për më tepër, Agron Islami është i njohur me hulumtimet tij nëpër arkivat e Turqisë dhe ka sjellë disa herë të dhëna interesante për lexuesin shqiptar.
Më poshtë gjeni shkrimin e Agron Islamit në llogarinë e tij në Facebook, pa ndërhyrje nga ana e redaksisë sonë:
Nuk eshte e vertete qe Sulltani e bleu Ayasofian nga prifterinjet ortodoks, ashtu siç nuk e bleu as Stambollin nga Bizanti, por e fitoi me luftë, dhe si e tille ajo (Ajasofja) me automatizem behet pronë e Sulltanit dhe e shtetit Osman. Perndryshe, ne Stamboll perveç Ajasofjes se mirenjohur eshte edhe Ajasofja e Vogel, e njohur me emrin xhamia Kyçyk Ajasofja e cila u ndertua ne vitin 536.
Eshte interesante se te dy objekteve kishtare iu nderrua destinacioni nga kisha ne xhami, por jo edhe emri i tyre, dhe duke qene se me urdher te Sulltanit nuk u demtuan afreskat, por vetem u mbuluan me suvâ, mund te supozohet se nuk iu nderrua emri pasi qe keto objekte kishin nje rendesi te vecante per armiqte e krishtere dhe kjo tregonte forcen dhe krenarine e Sulltanit karshi tyre.
Nje rast tjeter qe lidhet me te parin, e qe ka te beje me neve eshte kisha e Shen Premtes, apo sic njihet ne literaturen sllave “Bogorodica Levishka” ne Prizren, e cila pas nderrimit te destinacionit u quajte si “Xhamia Xhuma” apo “Xhamia Fet’hije”. Kjo e fundit nga 1455, e deri me 1918 funksionoi si Xhami, ndersa me 1923, pushteti serb ia shkaterroi edhe minaren dhe e riktheun ne kishe ortodokse serbe, bile eshte e regjistruar edhe ne Unesko si objekt i vjeter fetar me rendesi te vecante kulturore.
Foto. 1 dhe 2 xhamia Kyçyk Ajasofja.
Foto. 3 xhami xhumaja e shnderruar ne kishe./Gazeta Mejdani/