Komuna e Prizrenit është një nga komunat e shumta në të cilën do të organizohet një raund i ri zgjedhor.
Kjo për faktin se asnjëri nga kandidatët e partive politike nuk ka arritur të fitoj me të parën.
Njëri nga ata që mund të këtë ndikim se kush do ta fitoj Prizrenin është edhe Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate.
Ky i fundit thotë se nëse vendos që ta përkrah ndonjërin nga kandidatët që janë balotazh, atëhere si kush do ta ve jetësimin e projektit të tij “Shpresë për Prizrenin”.
“Ne tashme kemi një votues tradicional dhe te besuar me shume se 10 vite që rrugëton me ne në çdo betejë politike për Prizren. Prandaj premtimet tona në projektin tonë “Shpresë për Prizrenin” do të jenë synim i realizimit, nëse vendosim që ta përkrahim ndonjërin nga dy kandidatet që kane mbetur në balotazh”, ka thënë Berisha për “Indeksonline”.
Zafir Berisha në zgjedhjet e 17 tetorit ka fituar 5.73% të votave apo 3.328 vota për kryetar të kësaj komune.
Kujtojmë se balotazhi për kryetar të komunave do të zhvillohet më 14 nëntor.