Helmimet aksidentale të fëmijëve mund të ndodhin nga gëlltitja e medikamenteve të gjyshërve, nga gëlltitja e detergjentëve, nga shishet me hidrokarbure që mbajmë në shtëpi, si psh benzinë, toluen etj.
Gjithashtu mund të ndodhë dhe nga thithja e avujve toksike që krijohen edhe nga bashkimi i disa substancav, nga disa kërpudha, barishte helmuese etj.
Për dijeni: Një kërcënim për shëndetin janë jo vetëm kërpudhat helmuese, por edhe kërpudhat ushqimore që janë gatuar në mënyrë korrekte. Disa persona mund të jenë alergjikë ndaj këpurdhave.
SHENJAT
Dhimbje barku në formë shtërngimesh, të vjella, ngushtim ose zgjerim i bebes së syrit, habitshëm mbje ndjenjash, konfuzion mendor.
Ndihma e parë që jepet është shplarje e stomakut duke i dhënë ujë për ta holluar sa më tepër substancën e thithur, derisa t’i provokohet e vjella.
Dërgojeni urgjent në spital.
Është tepër e rëndësishme është të merrni me vete etiketën ose ambalazhimin e përmbajtjes. Tregojani mjekut, që të mund të gjejë antidotin përkatës, bazuar në protokollet e toksikologjisë.
KESHILLA
• Mbani të gjitha substancat e rrezikshme shtëpiake larg fëmijëve. Ju duhet t’i vendosni ato në dollap të lartë ose të mbyllur. Kjo përfshin ilaçe, produkte pastrimi dhe kimikate të tjera të dëmshme. Vishni rroba mbrojtëse, si dorashka, kur përdorni pastrues dhe kimikate.
• Shmangni përdorimin e pesticideve, bojës, dhe kimikateve të ngjashme brenda shtëpisë ose garazheve. Mundohuni të gjeni zgjidhje jo-kimike. Nëse përdorni këto kimikate brenda, mbajeni zonën e ajrosur mirë.
• Mos i përzieni kimikatet. Ato mund të bëhen helmuese kur janë të përzier. Zbardhuesi dhe amoniaku janë një shembull. Kur t’i përziejni ato, ata krijojnë një gaz vdekjeprurës.
Mbani barnat dhe kimikatet në kutitë e tyre origjinale.
Emërtoni çdo gjë brenda kutise së ilaçeve tuaja
Hidhini produktet shtëpiake të skaduara, në mënyrë të sigurt, sipas udhëzimeve për mbeturinat e rrezikshme.
Ndiqni të gjitha udhëzimet e etiketës së produktit./Gazeta Mejdani/