Gazeta Mejdani sot ka raportuar se kanë dështuar të gjitha përpjekjet për një koalicion të mundshëm mes LDK-së dhe Vetëvendosjes. LDK-ja nuk u tregua e gatshme t’ia lëshoj postin e kryeministrit Albin Kurtit, si kusht për të arritur një koalicion parazgjedhor mes dy partive opozitare, por edhe Lëvizja “Vetëvendosje” ishte e prerë që mos ta përkrahë kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre para zgjedhjeve.
Para pak çastesh, Xhelal Sveçla i VVçsë e ka quajtur tinzare LDK-në për vendimin e saj që të nominohet Vjosa Osmani kandidate për kryeministre.
Sipas Sveçlës, pavarësisht veprimeve tinzare, Vetëvendosje është e para dhe Albin Kurti do jetë kryeministër.
“Vetëvendosja bëri maksimumin, duke mos paragjykuar as emrin e kandidatit për kryeministër, në mënyrë që gjithçka të vendosej së bashku nga VV e LDK, por me vendimin e pakoordinuar dhe tinzar për të nxjerrë kandidat për kryeministër, LDK tregoi se nuk dëshiron koalicion parazgjedhor.
Kjo sjellje e LDK-së vazhdon qysh prej një viti, me hezitim e mos-sinqeritet përballë kërkesave transparente e publike të VV për bashkëpunim. Dhe është pikërisht kjo tinzari e LDK që e ka zvogëluar këtë subjekt 10% më pak në sondazhe brenda një viti, ndërkohë që ka rritur VV me të njëjtën margjinë.
Tashti, mbetet të shpresojmë që të paktën e mbajnë fjalën për të shkuar në zgjedhje vetëm.
Populli ka marrë vendimin për ndryshim, Vetëvendosje prin, Albini është politikani më i votuar dhe më i mbështetur”, shkruan Sveçla në Facebook
Postimi i plotë i tij:
Vetëvendosja bëri maksimumin, duke mos paragjykuar as emrin e kandidatit për kryeministër, në mënyrë që gjithçka të vendosej së bashku nga VV e LDK, por me vendimin e pakoordinuar dhe tinzar për të nxjerrë kandidat për kryeministër, LDK tregoi se nuk dëshiron koalicion parazgjedhor.
Kjo sjellje e LDK vazhdon qysh prej një viti, me hezitim e mos-sinqeritet përballë kërkesave transparente e publike të VV për bashkëpunim. Dhe është pikërisht kjo tinzari e LDK që e ka zvogëluar këtë subjekt 10% më pak në sondazhe brenda një viti, ndërkohë që ka rritur VV me të njëjtën margjinë.
Tash, mbetet të shpresojmë që të paktën e mbajnë fjalën për të shkuar në zgjedhje vetëm.
Populli ka marrë vendimin për ndryshim, Vetëvendosje prin, Albini është politikani më i votuar dhe më i mbështetur./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post