Qeveria Hoti po na çon në katastrofë. Asgjë nuk po funksionon.
Nuk ka shtet.
Nuk ka Institucione.
Nuk ka Ligj që na mbron.
Personat e kontaktit nuk po testohen.
Nuk të merr kush parasysh nëse lyp çare e u thua aman ndihmë, se ke pasur kontakt me një pozitiv.
Nuk të testojnë, as nuk ta mundësojnë të bësh testin privat.
Anarki totale. Papastërti. Pasiguri.
Qeveria sillet sikur çdo gjë është ‘normale’.
Në plazhe bëhen dasma, e dasmat ndalohen në restorante.
Kafiteritë nuk i respektojnë rregullat.
Policia askund.
Zyrat e Institucioneve nuk dezinfektohen.
Nuk pajisen zyrtarët me maska.
Keqpërdorim dhe krim i pashembullt.
Plus komentuesit e Facebook-ut tallen me moshat e të vdekurve.
Nuk besojnë që ekziston Covidi, por kur ndodh e i besojnë virusit vdekjeprurës, qeshin me ‘pleqtë’ e vdekur.
Veç te shqiptarët është ‘marre’ me qenë i moshuar 😡.
Tmerr, pandjeshmëri, papërgjegjësi dhe nekrofili e paparë.
Shko n’shpi djali i mirë se na çove posht’.