“Besimi në Zot nuk donë të thotë (vetëm) besim në një Qenie Eksternale, por nënkupton besimin në vetveten, në unin dhe katakterin e brendshëm të njeriut”. Kështu ka thënë sot Dr. Mustafa Bajrami në një shkrim të tij, përcjell Gazeta Mejdani.
Duke nisur nga përditshmëritë tona sociale e politike, ai e vlerëson se idealizmi i dikurshëm që e patën shqiptarët, më nuk e kzsiton. E kjo, sipas tij, është shumë e rrezikshme.
“Shqiptarët sot më nuk janë idealistë. Ata e kanë humbur sensin e dashurisë për vendet e tyre dhe për shtetet e tyre. Për të veten. Për atë që është e tyre. Që është burimore dhe e traditës”, ka shkruar Dr. Mustafa Bajrami.
Si mundësi e rimëkëmbjes sociale e shoqërore, ai përmend nevojën që shqiptari t’i kthehet vetvetes dhe në vetvete të sheh zgjidhjen. Përndryshe thotë ai, ne do të humbasim edhe atë pak që na ka mbetur në dotë.
“Për shqiptarët sot është e mirë vetëm ajo që vjen nga jashtë, sepse të veten e kanë denigruar deri në ekstrem. Andaj jemi në këtë gjendje. Andaj asgjë nuk na duket e mirë. Andaj shqiptarët janë ngulfatur dhe mezi presin të shkojnë tek e huaja për të marrë frymë. Shqiptarët kanë probleme serioze me besimin në Zot, me besimin në vetveten dhe me karakterin e tyre”, ka shtuar ai.
Sipas Dr. Bajramit, besimi në Zot dhe arsimimi i drejtë dhe i mirë janë dy themelet kryesore mbi të cilat ndërtohet personaliteti i frytshëm i njeriut.
“Përgjegjësia e arsimimit të këtij populli duhet tu mirret nga dora njerëzve injorantë dhe të korruptuar”, gjithashtu, “Edhe feja duhet të ri-interpretohet sipas nevojave, kërkesave dhe dinamikave të kohës”, ka konstatuar ai në fund të këtij shkrimi.
Më poshtë gjeni postimin në plotë në llogarinë e tij në Facebook:
Kur kam folur në një ligjëratë për besimin- imanin, kam thënë se besimi në Zotin nuk guxon të kuptohet (vetëm) si besim në një Qenie Eksternale, të jashtme, por është besim në vetvete, besim në unin dhe karakterin e brendshëm.
Domethënë, fjala Islam që e ka kuptimin e nënshtrimit dhe paqes, të shpjegohet si nënshtrim ndaj karakterit të brendshëm dhe paqe fillimisht me vetveten. Vetëm ky lloj besimi e bënë njeriun idealist. Njeri që e do vetveten dhe të veten. Dmth, njeri në plotëkuptimin e fjalës. Përndryshe, kam thënë, njeriu pa idealizëm është vetëm trup që konsumon, si gjithë trupat në natyrë. Ai vetëm ‘ekziston’, por më nuk ‘është’.
Në një shoqëri ku idealizmi shihet si fjalë e çuditshme ndërsa njeriu idealist si naiv, aty ka probleme serioze me besimin në Zotin dhe me karakterin e brendshëm të njeriut.
Shqiptarët sot më nuk janë idealistë. Ata e kanë humbur sensin e dashurisë për vendet e tyre dhe për shtetet e tyre. Për të veten. Për atë që është e tyre. Që është burimore dhe e traditës. Për shqiptarët sot është e mirë vetëm ajo që vjen nga jashtë, sepse të veten e kanë denigruar deri në ekstrem. Andaj jemi në këtë gjendje. Andaj asgjë nuk na duket e mirë. Andaj shqiptarët janë ngulfatur dhe mezi presin të shkojnë tek e huaja për të marrë frymë. Shqiptarët kanë probleme serioze me besimin në Zot, me besimin në vetveten dhe me karakterin e tyre.
Shqiptarët duhet t’ia nisin rishtas. Dhe atë në dy drejtime. Fillmisht, njerëzve injorantë dhe të korruptuar tua marrin nga dora përgjegjësinë e arsimimit, dhe, e dyta, të fillohet ri-interpretimi i fesë me gjuhën e nevojave, kërkesave dhe dinamikave të kohës..!/Gazeta Mejdani/