Pak kush e ka ditur se këngëtari miliarder i Turqisë, Ibrahim Tatlises, ka lindur në shpellë. Dhe kjo nuk është shaka. Është mëse e vërtetë. Ai në fëmijërinë e tij kishte një jetë skajshmërisht të varfër, nuk kishte as shtrojë për të fjetur. Nëna e tij u bënte fëmijëve të saj shtrojë nga thasët që i mbushte me barnishta, ndërsa sot, megjithëqë i paralizuar, Ibrahim Tatlises nuk ia di skajin pasurisë shkruan Gazeta Mejdani
Këto ditë Ibrahim Tatlises ka vizituar vendlindjen e tij, Shanli Urfa, qytet ky ne verilindje të Turqisë. Atje është pritur nga një numër i madh i qytetarëve para të cilëve ka mbajtur një fjalim sa prekës, po aq edhe interesant.
Në fjalën e tij para një turme ai ka thënë se ndjehet krenar me vendin ku ka lindur.
“Me gjithë varfërinë e skajshme që kam pasur, hija e shpellës ku kam lindur e ku jam rritur më ka përcjellë gjatë gjithë jetës. Kurrë nuk kam mund t’i harrojë pamjet kur nëna jonë kujdesej për ne, kur na mbulonte me rrobet e saj, kur na ushqente me barnishta, e sidomos kur dilja në hyrje të shpellës dhe ja krisa këngës”, ka thënë Ibrahim Tatlises para turmës së madhe të njerëzve.
Përvep tjerash, ai përmendi edhe një detaj interesante të kohëve të fundit. Para zgjedhjeve të fundit në Stamboll, ai u kishte thënë qytetarëve të Stambollit se nëse fiton Ekrem Imamoglu në zgjedhje, Stambolli do ta humb Ibrahim Tatilisesin. Dhe ashtu ndodhi. Tani ai ka vendosur t’i kthehet vendlindje dhe atje të bëjë investime deri tani të papara në atë pjesë të Turqisë.
Gjithashtu, shpella ku ka lindur do të shndërrohet në muze.
“Dua që njerëzit të shohin shpellën ku unë u linda dhe u rrita. Këtë nuk e kanë ditur njerëzit më parë. Në atë shpellë nëna ime na shtronte thasë me kashtë për të fjetur. Shpella pikonte. Ajo, megjithatë falënderonte Zotin që na kishte. Atëherë as shtrojë për të fjetur nuk kisha, e sot i kam tri anije, shumë villa, shumë shtepi, shkolla, restorante dhe i kam dy aeroplanë. Të gjitha këto dhe kursimet e mia do t’ia dedikoj vendlindjes sime“, ka thënë këngëtari miliarder i Turqisë, Ibrahim Tatlises./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post