Ashtu si Amazona, pyjet afrikane thithin CO2 Teksa udhëheqësit botërorë janë mbledhur për të gjetur një zgjidhje për zjarret në amazonë, imazhet satelitore nga NASA kanë zbuluar pyjet po digjen edhe në të gjithë Afrikën Jugore, përcjell Gazeta Mejdani
Pyjet e djegura mbulojnë një sipërfaqe prej më shumë se një milion milje katrorë në pellgun e Kongos, e përshkruar shpesh si “mushkëria e dytë” e planetit pas vetë Amazonës.
Ashtu si Amazona, pyjet afrikane thithin CO2. Nën presionin e ambientalistëve, drejtuesit e G7 këtë javë kanë nxituar të ndërmarrin veprime kundër zjarrit në Amazonë, por zjarret afrikanë kanë tërhequr më pak vëmendje.
Megjithatë, Presidenti Francez Emmanuel Macron dje deklaroi se ‘pyjet po digjen edhe në Afrikën Nën-Sahariane’ dhe tha se udhëheqësit botërorë po shqyrtonin një përgjigje të ngjashme me atë që ranë dakord për Brazilin./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post