Publicisti shqiptar që jeton në Londër i ka bërë thirrje qeverisë që kurrë më të mos i lejojë dasmat.
Ai ka thënë se ato ishin tubime neveritëse me muzikë shurdhuese dhe asgjë më tepër.
Sipas tij, në dasma hahej ushqim i keq e pa shije dhe se njerëzit rrenin e mashtronin njëri-tjetrin me postime mashtruese në Facebook.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë në llogarinë e tij në Facebook:
Dasma
Vendimi për ndalimin e dasmave nuk duhet të hiqet kurrë. Ky është vendimi më i mirë që ka marrë ndonjë qeveri deri sot.
Këto, edhe ashtu, nuk kanë qenë dasma. Kanë qenë tubime neveritëse me muzikë shurdhuese e çoroditëse ku njerëzit hanin ushqim të keq, pretendonin se argëtoheshin, dhe e reklamonin statusin e tyre të rrejshëm shoqëror duke e nënçmuar njëri tjetrin me veshje, sjellje, etj.