Edhe pse baruti dhe topat e artilerisë ishin përdorur në luftërat e zhvilluara deri në vitin 1453, kjo nuk ishte provuar me një armë aq të madhe sa osmanët.
Kur Stambolli u rrethua nga ushtria osmane, edhe bizantinët kishin në muret rrethues të qytetit mekanizma që hapnin zjarr duke përdorur barut të zi, por me këto armë bizantinët u shkaktonin më shumë dëme mureve të tyre për shkak të sistemit joefektiv të zmbrapsjes që kishin topat e tyre.
Topi i ushtrisë osmane ishte 8 metra i gjatë. Gjylja kishte një diametër prej 75 cm dhe peshonte rreth 544 kilogram. Për shkak se procesi i mbushjes zgjaste deri në 3 orë, në ditët hidheshin vetëm 5-6 gjyle.
Topi ishte aq i rëndë sa që Maxhar Urban (farkëtari hungarez që punonte për Sulltan Mehmetin II), e kishte prodhuar atë duke e derdhur në kallëp në formën e dy pjesëve. Kështu topi përdorej duke u bashkuar me anë të një sistemi me vida, që për atë periudhë ishte një sistem shumë i avancuar.
Për të restauruar vendin e murit rrethues ku godiste topi osman, mjeshtrit bizantinë të ndërtimit punonin natë e ditë për një javë.
Pas ngadhënjimit të Stambollit ky top u përdor për 354 vjet, pra deri në vitin 1807. Ai u shkrep një herë edhe kundër anijeve angleze, që kërkonin të kalonin Dardanelet (Ngushticën e Çanakalasë) dhe me dëmin që pësuan anijet u detyruan të tërhiqen.
Në kujtim të kësaj ngjarjeje, në vitin 1870, Sulltan Abdulazizi u dhuroi anglezëve një prototip të këtij topi, që ishte prodhuar në vitin 1464 dhe kjo dhuratë sot ekspozohet në Muzeun e Artilerisë “Fort Nelson” në Angli.