Profesori Fadil Maloku, ka thënë se zëvendëskryeministri Goran Rakiq nga Lista Serbe është antikrishti i shtetësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për sot, ky është bossi i Republikës, përcaktuesit dhe arkitekti i finalizimit të statusit final të Kosovës me Serbinë.
Maloku ka thënë se në Serbi shihet si patriot por në Kosovë do të jetë varrmihësi e anikrishti kryesor i shtetësisë.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Ja “antikrishti” i shtetësisë sē Kosovës!
Sot për sot, ky njeri është bossi i Republikës, ështē përcaktuesi dhe arkitekti i finalizimit (jo dialogut e as negociatave!) tē statusit final tē Kosovës me Serbinë. Është njeri patriot në sy të Serbisē, ama, në Kosovë do tē bēhet varrēmihësi e “antikrishti” kryesor i shtetësisë?!