Pas dy ditësh qëndrimi në Sarandë, veliera e lashtë nga Katari, e konsideruar një muze në miniaturë mbi trashëgiminë e detarisë në Katar, kreu ndalesën e saj në kalatën 5 të Portit të Durrësit, transmeton Gazeta Mejdani
Veliera “Fateh Al Khair 4”, ishte në dispozicion të qytetarëve për ta vizituar nga afër, ndërsa ka si qëllim promovimin e Kampionatin Botëror të Futbollit, Katar 2022.
Siç shkruan KosovaPost, me rastin e ardhjes së anijes në portin e Durrësit u organizua edhe një koncert, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Katarit në Shqipëri.
Banorët e Durrësit dhe turistët e pranishëm në pritje, patën mundësinë të hyjnë dhe të shohin nga brenda anijen, ku u njohën me velierën, si dhe me kulturën detare të Katarit.
Anija e llojit “Boom Safari” është e punuar prej druri, me gjatësi 110 këmbë dhe gjerësi 27 këmbë dhe me kapacitet mbajtës prej 200 tonësh.
Lundrimi Fateh Al Khair 4 për vitin 2019 do të zgjasë katër muaj dhe do të përshkruajë rreth 4400 milje, nisur nga Bosfori e deri në Xhenova të Italisë.
Konkretisht destinacionet e tij për këtë vit do të jenë pesë vende të Mesdheut, përkatësisht Turqia, Greqia, Shqipëria, Kroacia dhe Italia.
Sotivitetet e lidhura me lundrimin Fatah Al Khair 4 do të transferohen në Tiranë. Për tre ditë, në sheshin Skënderbej” në qendër të kryeqytetit dhe tek parku i liqenit, do të zhvillohen disa surpriza të këndshme dhe do të organizohen aktiviteteve kulturore dhe sportive në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës.
Sot aktivitetet e lidhura me lundrimin Fatah Al Khair 4 do të transferohen në Tiranë. Për tre ditë, në sheshin “Skënderbej” në qendër të kryeqytetit dhe tek parku i Liqenit, do të zhvillohen disa surpriza të këndshme dhe do të organizohen aktiviteteve kulturore dhe sportive në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post