Aderimet jo gjithëherë priten me fjalë të mira. Krejt varet se te kush shkon një politikan, prej kujt largohet dhe kush i komenton pastaj aderimet, shkruan Gazeta Mejdani
Kësaj radhe anëtari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar ashpër ndaj aderimit të Agim Bahtirit në Lëvizjen Vetëvendosje
Ai ia ka kujtuar LVV-së akuzat që ia kishin bërë dikur për mandatet e vjedhura. Duke harruar se edhe ai vetë kishte bërë akuza të rënda në adresë të Haradinaj, por që në fund bëhen bashkë nënë një ombrellë kolaicioni.
“Agim Bahtiri në VV nuk qenka mandat i vjedhur. Rrafsh 2 vjet na patën lodhur me akuzën e vjedhjes së mandateve. Dhe fundi po e rikuptimëson fillimin.”, ka thënë ai.
Molliqaj ka postuar një fotografi të Bahtirit me Kadri Veselin tek postimi i tij.
Tutje, ai shtoi se LDK dhe VV nuk kanë siguri të brendshme e as të caktojnë candida për kryeministër.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Molliqajt:
Agim Bahtiri në VV nuk qenka mandat i vjedhur. Rrafsh 2 vjet na patën lodhur me akuzën e vjedhjes së mandateve. Dhe fundi po e rikuptimëson fillimin. Ata ia bëjnë qefin vetes se janë të parët në Kosovë. Ama janë të parët vetëm për hipokrizi, për asgjë tjetër.
As LDK dhe as VV nuk e kanë sigurinë e brendshme as të caktojnë një kandidat për kryeministër, se lëre më për diçka tjetër. LDK po frikësohet nga vetëvetja, kurse VV nga refuzimi i LDK-së.
I vetmi koalicion që ka përcaktim të qartë është PSD-AAK. Ky është i vetmi koalicion që din dhe guxon të realizojë politika për përmirësimin e jetës së qytetarëve./Gazeta Mejdani.
Discussion about this post