Një nga figurat më të rëndësishme shqiptare të biznesit dhe ndërmarrësisë në botë, biznesmeni dhe filantropi i mirënjohur Lazim Destani, sot feston ditëlindjen.
Destani, nuk është nga ato personalitete që e kanë të ndezur gjatë gjithë kohës dëshirën për të qenë të mediatizuar.
Shumë nga sukseset e tij gjigande dhe veprat humanitare, Lazim Destani i ka mbajtur larg syrit të publikut, kjo sigurisht për shkak të natyrës së tij modeste.
Zotëriut të madh me mendime të mprehta dhe suksese e të arritura që na bëjnë krenar, sot i është uruar ditëlindja publikisht nga i biri, aktori tashmë i njohur ndërkombërarisht, Blerim Destani.
Blerimi, në profilin e tij në Instagram ka publikuar një foton e babait, shoqëruar me urimin e përzemërt. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post