Se me çfarë konsistence ia ka mësyer Vetëvendosje kolltukut të qeverisë, tregon edhe interesimi dhe promovimi i aderimeve që i vijnë për çdo ditë të lume. Nuk mbahet mend nëse dikush ka aderuar në Vetëvendosje e të mos i janë bërë një foto me të parin e kësaj partie, me Albin Kurtin, shkruan Gazeta Mejdani.
Ama, ajo që bie në sy, është sidomos qasja dhe përshkrimi i Albinit që iabënë personave aderues në Vetëvendosje. Për disa shkruan me emocione, të tjerët i përshkruan me një gjuhë politike, të tretët me ndonjë lavdatë rasti, por, ka edhe raste kur e derdh tërë potencialin e tij intelektual për të vënë në spikamë aderimin e atij personi.
Rasti i fundit, ky i Gazmend Gjyshincës është i vepantë. Për këtë magjistër të shkencave politike nga Universiteti Marmara në Stambool, Albin Kurti thotë se Gazmendi i ka sjellë vërtetë gazmend Vetëvendosjes!
Lexojeni postimin e Albin Kurtit në llogarinë e tij në Facebook:
Gazmendi ynë
Gazmend Gjyshinca nga dje është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ai është duke përfunduar magjistraturën në Politikat e Bashkimit Evropian dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Marmara në Stamboll. Gjithashtu, Gazmendi në qershor të këtij viti është pranuar në një program akademik në Zvicër, programi quhet Caux Scholars Program dhe drejtimi që po e ndjekë quhet “Conflict Transformation and Peacebuilding”. Gazmendi flet tri gjuhë të huaja: anglisht, turqisht dhe frëngjisht.
Në të kaluarën Gazmendi ka punuar si hulumtues dhe asistent i projekteve në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, ka qenë i përfshirë në projektin për ruajtjen dhe rigjallërimin e kalasë së Vushtrrisë, dhe, ka qenë anëtar i shoqatës ndërkombëtare të studentëve të shkencave politike.
Gazi i 2017 e i 2019 dallojnë. Të dy për kohën e tyre janë të domosdoshëm. Por, ky nuk është vetëm gazi, ky është gazmend. Krenari e kënaqësi që në radhët tona po afrohen të rinj të spikatur, të urtë e punëtorë. Kemi shumë punë përpara. Do dalim edhe fitues edhe faqebardhë! Dija e vullneti i Gazmendit përveç që janë garancë, janë edhe kushtrim për bashkim. Të rinjtë po mblidhen të përbashkuar, për një qëllim: Qeveri pa korrupsion e krim dhe me vizion për zhvillim./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post