Nuk është larg mendsh që PDK-ja e Kadri Veselit të mendojë për opcione të ndryshme që do ta shpëtonin nga ërnia e saj e cila ditë e më shumë po bie në sy. Tani për tani, askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me te, teksa partitë politike janë zotuar se nuk do të bëjnë koalicione me PDK-në, transmeton Gazeta Mejdani
Nga ana tjetër, siç shkruan KosovaPost, Abelard Tahiri nga PDK ka thënë se askush në skenën politike vendore nuk ka kredenciale e vullnet politik më të flaktë se Kadri Veseli për ta pastruar Kosovën nga keqqeverisja, nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Sipas tij, kandidimi i Veselit për Kryeministër të ardhshëm është shpresë për të gjithë vendin dhe shpresë për ditët që janë para nesh, njofton Klan Kosova.
“Partia Demokratike e Kosovës është më e vendosur se kurrë më parë për t’i ofruar vendit një qeverisje progresive, në luftë të pa kompromis kundër krimit e korrupsionit dhe në partneritet me SHBA-të e Bashkimin Evropian”.
“Mbështetja që Këshilli Drejtues i partisë i dha kandidimit për kryeministër të kryetarit Kadri Veseli, është dëshmi për secilën prej këtyre synimeve të mëdha”./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post