Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me anëtarët e kryesisë kanë pritur në takim ambasadorin e Francës Didier Chabert, ku janë pajtuar se nevojitet organizimi sa më të mirë të zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Kosovë, pa keqpërdorime dhe shkelje të këtij procesi kaq të rëndësishëm për vendin.
Sipas një njoftimi të VV, gjatë këtij takimi është folur me ambasadorin fraqez edhe për nevojën urgjente që ka Kosova për një qeveri të re. Kjo qeveri, sipas asaj që është folë në atë takim, duhet t’i përqendrojë forcat dhe vëmendjen që ta lidhë arsimin tonë me tregun e punës, për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur investimet në shërbim të zhvillimit ekonomik.
“Në përfundim të takimit ambasadori ka përsëritur përkushtimin e tij në përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe në ndjekjen e zhvillimeve Kosovë”, thuhet në njoftim.
Discussion about this post