Lëvizja Vetëvendosje, duke ndjekur me disiplinë të plotë këshillat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për më shumë se një muaj, edhe ne në Lëvizje i mbyllëm zyrat tona dhe kështu kontribuam në zvogëlimin e qarkullimit dhe të kontakteve.
Tash që masat e udhëhequra nga ministria e Shëndetësisë rezultuan të suksesshme dhe përhapja e virusit është zvogëluar po krijohen mundësitë që të lehtësohet qarkullimi, gjë e cila po ndodh edhe në rajon e në botë.
Në këtë drejtim, me një kujdes të shtuar, duke respektuar distancën dhe duke ndjekur masat e sigurisë të institucioneve shëndetësore, Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i rihapë zyrat e saj nëpër qytete dhe fshatra të vendit, me orar e staf të kufizuar. Nga sot është hapur zyra jonë qendrore në Lagjen “Arbëria”, në Prishtinë dhe zyra e Qendrës së Prishtinës, ndërsa ditëve në vijim rihapen edhe mbi 30 zyret e tjera të Lëvizjes anembanë Kosovës.
Pandemia vërtet na rrezikon të gjithëve, por për dallim nga shtetet tjera ku të gjithë u bënë bashkë për t’u përballur me virusin, në vendin tonë disa parti të vjetra u bënë aleate të virusit, dhe midis pandemisë po duan ta formojnë një qeveri të re në mënyrë antikushtetuese.
Këtë rrezik të ri, që na vjen me staf të plotë nga e kaluara do ta kufizojmë e minimizojmë, me mbështetjen popullore, kujdesin, disiplinën dhe punën që na u besua me datë 6 tetor, shkruan Syri.net.