Lidhja Demokratike e Kosovës ka finalizuar marrëveshjen në parim për koalicion dhe ndarjen e ministrive me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, mirëpo jo edhe për emrat e ministrave.
Metro mëson se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do t’i ketë katër ministri, dhe postin e zëvendëskryeministrit të qeverinë e cila do të drejtohet nga Avdullah Hoti.
Zëvendëskryeministër është përcaktuar të jetë Besnik Tahiri nga AAK, kurse do të udhëheqin edhe katër ministri, ku emrat akoma nuk janë vendosur.
Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Inovacionit dhe Teknologjisë, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Emrat si Selim Selimi, Meliza Haradinaj, Ramë Lika, Blerim Kuçi, Donika Kadaj-Bujupi dhe Time Kadrijaj janë më të përfolurit gjatë këtyre ditëve, shkruan Gazeta Metro.
Këta emra janë propozuar brenda bisedimeve të partisë AAK, mirëpo këta të fundit duket se do të pranohen nga LDK’ja, gjithnjë sipas anëtarit të LDK’së, Arban Abrashit.
“Nuk kemi problem me emrat e propozuar nga AAK”, ka shtuar ai dje.
Ndërkohë Kryesia e LDK-së pritet këto ditë mblidhet për ndarjen e ministrive që do të marrin këtë mandat.