Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në TV Dukagjini se mbështet idenë e një qeverie e cila do të ketë një shumicë prej 2/3 në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu ka thënë se kërkohet në shumicë shqiptare që do ta mbështeste atë qeveri.
I ftuar në RTV Dukagjini, Limaj ka shtuar: “Na duhet një qeveri me shumicë të gjerë, më mbështetje të fuqishme në Parlament. Po flas për një qeveri me 80 vota ku sigurisht që shumica do të ishin partitë shqiptare”, deklaroi ai.
Sipas tij, vetëm kështu do të mund të mbylleshin temat e rëndësishme për vendin.
“Liberalizmi duhet të marrë fund, e dyta demonstrimi i Kosovës, ne nuk mund të garantojmë se do të mbyllet dialogu sepse janë dy palë plus pala ndërmjetëse, por na duhet unitet dhe të tregojmë vullnetin tonë për dialog, ky do të ishte demonstrim i shtetit tonë. E treta të kryhen temat e shtëpisë nga problemet sociale deri të zhvillimi ekonomik”, deklaroi Limaj.
Discussion about this post