Kështu ka thënë dje pas dite kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në lidhje me koalicionin që e kishte bërë PSD-ja e Shpend Ahmetit me AAK-në, shkruan Gazeta Mejdani.
Behxhet Pacolli ka thënë gjithashtu se kanë pasur një marrëveshje për koalicion me Partinë Socialdemokrate por që është hedhur poshtë nga ai për shkak të koalicionit të partisë së Ahmetit me AAK-në.
Sipas tij, PSD nuk i mori mendim atij për koalicionin me partinë e Haradinajt dhe kjo ka bërë që ai të ndjehet i anashkaluar dhe i lënduar.
Pacolli, në emision “Debap Plus” në RTV Dukagjini, tha se nuk do të ishte kundër një koalicioni edhe me AAK-në, por Ahmeti duhej ta ftonte atë fillimisht për ta diskutuar. Sipas tij, këtë ia ka thënë edhe kreut të PSD-së dhe Ramush Haradinajt.
“Ndodhi diçka e papritur që unë nuk e kisha bërë. Isha jashtë dhe kthehem e dëgjoj që ata kanë bërë koalicion me AAK-në. Nuk ka qenë që diçka unë se kam pritur, por ka qenë e rrugës që para se me vendos për atë koalicion, mu ul dhe të bisedojmë. ‘Shiko, na jemi partnerë, kemi një marrëveshje, kemi obligime ndaj njëri-tjetrit çfarë mendon nëse e bëjmë këtë’, nuk do të isha bllokues por ka qenë e rrugës që të diskutohet. Këtë ia kam thënë edhe Haradinajt dhe Ahmetit që jam ndjerë i anashkaluar dhe i lënduar me këtë veprim”, tha Pacolli.
Pas prishjes së marrëveshjes me PSD-në, Pacolli tha se u bë më e qartë bashkëpunimi me Nismën./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post