Besa Shahini, bashkëshortja e Dardan Molliajt të PSD-së, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit, duke e quajtur Vetëvendosje si autoritare, populiste dhe të dëmshëm.
Shahini ka shkruar se qeverisë së VV ju deshën më pak se dy javë shfaqte gjithë ambicjen për kapje totale të të gjitha institucioneve.
Postimi i plotë:
Ju që argumentonit se na duhen së paku 100 ditë apo 6 muaj që të shohim tamam se si do të qeverisë VV, dhe shfaqnit padurim me kritikët e pushtetit të ri, Kurti ju dha një përgjigje marramendëse sot. Iu deshën më pak se dy javë të shfaqte gjithë ambicjen për kapje totale të të gjitha institucioneve. Kur ai thotë “krejt”, kjo do të thotë KREJT. Autoritar, populist dhe i dëmshëm për demokracinë dhe shoqërinë – ky është pushteti i Vetëvendosjes. Keni akoma dilema?