Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti do ta mbajë një konferencë për media pas paj.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti do të paraqitet në konferencë për media në oborrin e qeverisë në ora 20:30, raporton Gazeta Mejdani.
Kjo konferencë e Kurtit vjen pasi presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me partitë politike vendosi që të vazhdojë rrugën për formimin e qeverisë së re dhe të mos i shpallë zgjedhjet e parakohshme.
Thaçi ka thënë se nuk do të ketë shpërndarje të Kuvendit dhe zgjedhje të reja, siç kërkoi Lëvizja Vetëvendosje, por do të formohet një qeveri e re, ashtu siç kërkuan në takim të gjitha partitë tjera./Gazeta Mejdani/