Në një intervistë dhënë live në Facebook për indeksonline, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar se cili do të jetë vendimi i tij i parë nëse bëhet kryeministër, transmeton Gazeta Mejdani.
“Ne si LVV jemi te gatshëm si për 29 shtator si për 6 tetor. Jemi te gatshëm te garojmë si LVV. Jemi te gatshëm dhe te interesuar te garojmë si koalicion. LVV me programi e saj dhe zotimin e saj ka dëshmuar konsistencën e saj me aktivitet e saj ka dëshmuar dinamiken e saj.
Ka ardhur koha qe LVV te jete ne udhëheqje te qeveris. Vendimet e para do te jete zvogëlimi i qeverise.
Vetëm 12 ministri me vetme nga një zëvendës ministër .”, u shprehë ai./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post