Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, i cili është ndër politikanët më me peshë brenda LDK-së, ka dhënë një deklaratë sa kritikuese, po aq edhe thumbuese ndaj qeverisë që e lamë pas, shkruan Gazeta Mejdani
Ismet Beqiri që njihet me përgjigjet e tij mjaft fleksibile, sot ka deklaruar se është fundosur qeveria me jetëgjatësinë më të shkurtër në vendin tonë.
Në llogarinë e tij në Facebook ai ka shkruar se qeveria e deritanishme ishte e dëmshme dhe me skandale të mëdha.
Gjithashtu ai ka thënë se me rënien e kësaj qeverie, Kosovës dhe qytetarëve të saj po u vijnë ditë më të mira./ Gazeta Mejdani/
Discussion about this post