Pas shpërbërjes së Kuvendit, me njëherë ka dalë me deklaratë edhe ambasada amerikane në Prishtinë, trasnmeton Gazeta Mejdani.
Siç thuhet në reagimin e ambasadës amerikane, Kuvendi ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qeverie të re.
Më 89 vota për , 1 kundër dhe 2 abstenime, deputet e Kuvendit të Kosovës vendosën për shpërndarjen e VI të legjislaturës së Kuvendit.
Kryeparlamentari Kadi Veseli e hodhi në votim propozimin e grupit prej 98 deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë (6) të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të pranishëm në seancë ishin 106 deputetë.
Nga tash vendi edhe zyrtarisht ka shkuar në zgjedhje të parakohshme të cilat duhet të shpallen nga presidenti Hashim Thaçi.
Legjislatura e gjashtë e Kuvendit, e cila u karakterizua për mungesa të shpeshta kuorumi, u konstituua më 3 gusht 2017./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post