Edhe Lagjes Qëndresa me sa duket do t’i buzëqeshë fati. Më në fund banorët e atjeshëm do të rehatohen nga kanalizimi që është problem serioz për atë pjesë të Prishtinës, shkruan Gazeta Mejdani.
Ka kohë që banorët e Lagjes Qëndresa nuk kanë dëgjue lajme të gëzueshme për vetveten. Dje, Selim Pacolli, nënkryetar i Komunës së Prishtinës u ka dhënë një sihariq të madh banorëve të atjeshëm. Z. Pacolli edhe më parë kishte deklaruar se me përkushtim të madh do të punojë për qytetarët e Prishtinës. Asfaltimi i disa rrugëve, rregullimi i trotuareve të shumtë, Ligji për Prishtinën dhe disa projekte tjera të mëdha, pa pikë dyshimi janë merita ekskluzive të Selim Pacollit, nënkryetar i Komunës së Prishtinës.
Më poshtë gjeni postimin e tij në Facebook:
Punët në kompletimin e infrastrukturës në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë. Së fundmi është nënshkruar kontrata për rrjetin rrugor në Lagjen Qëndresa që përfshin:
Rrugën Besim Ndrecaj – Rilindja – Gavrill Dara
Rrugën Delvina
Rrugën Konstantin Zografi..
Rrugën Rrafshi i Kosovës, ana e djathtë
Rrugën Asim Vokshi
Rrugën Ferizaji, ana e djathtë
Si dhe kanalizimin në këtë pjesë të qytetit.
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post