Zyrtari i lartë në PDK e zëvendësministri, Gani Koci, si duket nuk është mjaftuar me kërcënimin që kanë dërguar përmes komunikatës PDK-ja e sulmit që ia bënë sot gazetarit të T7, ka zgjedhur edhe që të ofendojë rëndë duke quajtur Gazetën Express dhe T7 “miza të kalit”, transmeton Gazeta Mejdani
Përmes Facebook-ut, Koci duke publikuar lajmin e sulmit të gazetarit Mirlind Behluli dhe kameramanit Raif Selimi, ka ofenduar duke thënë se krejt kjo inskenim i incidenteve e se po bëhet për të prishur imazhin e PDK-së.
Kujtojmë që pak më parë gazetari Mirlind Behluli së bashku me kameramanin Raif Selimi u sulmuan nga rojet e kreut të PDK-së, Kadri Veseli. /Gazeta Express/
Discussion about this post