Pas publikimit ditë më parë të detajeve rreth mos nënshkrimit të kontratës nga ana e ministrit të Shëndetësisë për sigurimin e vaksinave Pfizer, avokati Tomë Gashi është përplasur me gazetarin e Insajderit, Visar Duriqi.
Avokati Tomë Gashi ka akuzuar gazetarët që kanë publikuar të dhënat rreth kontratës për sigurimin e vaksinave nga Pfizer, se ata janë nën shërbim të pushtetit të kaluar.
Por ndaj kësaj ka reaguar menjëherë, gazetari i Insajderit, Visar Duriqi.
“Ne e dim se ju Insajderi dhe disa mediume jeni ne shërbim të humbësit e zgjedhjeve”. ka thënë Gashi.