Gani Koci i PDK-së, i ka reaguar kryeparlamentares Vjosa Osmani pasi që ajo e ka larguar nga zyra fotografinë e presidentit Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.
Koci derisa ka shpërndarë lajmin për heqjen e fotografisë, ka zbuluar se ka lidhje familjare me Vjosa Osmanin, për të cilën tha se e ka shkelur ligjin me dy këmbë.
Ai tutje, ia ka përmendur Osmanit nënën e saj dhe familjarët e tjerë.
“Kjo tezakja ime, me ma të parën, me të dy këmbet shkeli, Ligjin Nr. 03/L-132 Neni 20 paragrafi 3 . Më duhet t’i tregoj tezës Fevzije, e nëse ajo nuk e ndalon, me duhet me shku deri te t’Dajës Cufë në Verbofc të Drenasit🤪”, ka shkruar ai.
Koci edhe më parë e kishte ofenduar Osmanin duke iu referuar si bukë simite./GazetaExpress/