Siç kemi raportuar pak më parë, sot është sulmuar një gazetar dhe një kamerman nga trupërojat e Kadri Veselit, shkruan Gazeta Mejdani.
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit të T7, Mirlind Behlulit dhe kameramanit Raif Selimi nga truprojat e kreut të PDK-së, Kadri Veselit.
Në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Mrlind Behluli dhe kamermanit Riaf Selimi se një veprim i tillë është i paparanushem dhe duhet të ndiqet penalisht.
Kur je ne panik nga humbja e pashpresë, fillon sulmet ndaj gazetarëve dhe jo vetëm. Kjo mendësi duhet të perëndoj qysh sot me shpërndarjen e Kuvendit”, ka shkruar Haxhiu./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post