Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri bëri të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim sot që fshati Samadraxhë, të shpallet vatër e përhapjes së infeksionit.
Tahiri tha se personi i diagnostikuar me COVID-19 dhe kontaktet e bëra janë rekomanduar të vetizolohen.
Deri tani 10 testet e kontakteve të deklaruara kanë rezultuar negativ.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Ministria e Shëndetësisë, sot ka marrë vendim që Fshati Samadrexhë, i komunës tonë, të shpallet vatër e përhapjes së infeksionit.
Personi i diagnostifikuar me covid-19 dhe kontaktet e bëra, janë rekomanduar të vetizolohen. 10 testet e kontakteve të deklaruara kanë rezultuar negativ.
Policia e Kosovës, Stacioni në Vushtrri do të ketë mbikëqyrje të shtuar në këtë fshat.
Ky vendim vlen deri në vendimin tjetër.
Ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin.