Para fillimit të seancës ku pritet të votohet shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me Grupin Parlamentar të partisë së tij.
Lajmin për mbajtjen e këtij takimi e ka konfirmuar për Telegrafin, shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Ahmet Isufi.
Ai tha se në takim e siguruan Haradinajn se do të votojnë pro shpërndarjes së Kuvendit.
“Grupi Parlamentar i AAK-së sapo përfundoi takimin me kryeministrin Haradinaj dhe e siguroi atë se do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Isufi.
Siç shkruan Telegrafi, ka qenë vetë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj i cili ka bërë të ditur se AAK-ja do të jetë unike në votimin e saj.
“Grupi Parlamentar i Aleancës unik për votimin pro projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian, si dhe për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës për t’ia kthyer mandatin sovranit”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post