Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se kush do të ketë të drejtë të lëvizë brenda dhe territorit të Komunës së Prishtinës, pas vendimit për futjen e kësaj komune në karantinë, si pasojë e rasteve me persona të infektuar me coronavirus.
Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka numëruar të gjitha kategoritë e personave të institucioneve që do të kenë të drejtë të lëvizin, pas fillimit të aplikimit të masës së karantinës për territorin e Komunës së Prishtinës, e që fillon prej sot në orën 17:00.
Postimi i plotë i Ahmetit:
“Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Minsitrisë së Tregtisë këto janë kategoritë që kanë të drejtë të lëviyin brenda dhe jashtë karantinës.
Profesionistet shendetesor
Bashkepunetoret shendetesor
Barnatoret, sipas orarit të kujdestarisë që e vendos Ministria e Shëndetësisë, AKPPM dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës;
Bashkesite Fetare, Hortikultura, Funeralet
Kryqi i Kuq
Sektori i Sigurise
– Policia, IPK
– Ushtria
– AKI
– AME
– Kompanite e Sigurimit Fizik (private)
– Aviacioni: AShNA, AACK, Aeroportet
– Inspektoratet, qendror dhe lokal
– Sherbimi Korrektues (Gardianet)
Sherbimet Publike
– Pastrimi, mirembajtja, DDD (publike dhe private)
– KEK, KEDS, KOSTT, KESCO, Ujesjelles-kanalizim, Iber-Lepenci, Telekomi, Posta, Internet
– Media: TV, Radio, Portale
– Institucionet financiare
– Miniera
– Transporti i Zyrtareve (jo i udhetareve)
– Transporti i Mallerave
Administrata
– Stafi esencial i Administrates Qendrore
– Stafi esencial i Administrates Komulae