Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qenë i ashpër sonte me zv/kryeministrin e shkarkuar të LDK’së, Avdullah Hotin, për të cilin thotë se në Kuvend funksiononte si centrifugë e ventilator me fjalimet e tij fyese.
Kurti thotë se pas fjalimit, Hoti pastaj shkone e u ulte tek Agim Veliu.
‘’Përveç Agim Veliut, kam shkarkuar vetëm Avdullah Hotin, i cili në fjalimet e tij në Kuvend atë ditë funksiononte si një lloj centrifuge e fyerjeve dhe sharjeve. Nuk vinte të ulej tek unë, por tek Agim Veliu. Nuk është korrekte të dalësh në foltore, të shtiresh si ventilator i fyerjeve dhe të kthehesh sikur s’ka ndodh asgjë’’, ka thënë Kurti në emisionin Desku, transmeton Periskopi.
Kurtit thotë se Qeveria në detyrë do të mbeste keq nëse LDK i tërheqë ministrat e vetë.