Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk do t’i përgjigjet ftesës për takim të presidentit Hashim Thaçi.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se tani nuk është koha e takimeve dhe se presidenti Thaçi duhet të respektojë Kushtetutën dhe ta shpërndajë Kuvendin, bazuar në nenin 82 të saj.
Presidenti e ka për detyrë që të respektojë Kushtetutën. Kurdo që të krijohen kushtet pas kalimit të pandemisë të shpallë zgjedhjet e lira”, tha Nagavci.
Thaçi të hënën i kishte dërguar ftesë zyrtare Kurtit, në cilësi të kryetarit të LVV-së, për takim më 1 prill, rreth hapave të ardhshëm që do të ndërmerren pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.