“Krejt kjo luftë e ndyrë nga të gjitha anët kundër Qeverisë Kurti e ka qëllimin me lan me mbrojtje akoma mos me dënua korrupsionin dhe krimin e organizuam mos me i dënua krimet e luftës që i ka bërë shteti serb, mos me i dënua vrasjet politike që janë bërë gjatë dhe pas luftës, dhe mos të harrojmë se në tërë këto gjëra deri sot kanë qenë në bashkë qeverisje me krimin e organizuar, kanë qenë në qeverisjet bashkë me vetë LDK-në prandaj ka qenë e pa mundur qeverisja Kurti e cila për 50 ditë e ka hallakat krimin e organizuar dhe i ka dërguar në panik ata që ishin të lidhur me krimin.
Është fakt që me rrëzimin e kësaj Qeverie, edhe plani për reforma do të ngecë aty ku ka mbet, dhe Kosova do të dëmtohet akoma më shumë jo vetëm në politikë por edhe në territor. Do të vazhdojnë të godasin e të plaçkitin shtetin kusarët e Panit dhe të LDK-së të cilët vetëm do ta vazhdojnë hajnin aty ku e kanë lënë deri para 50 ditëve”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.
Njohësi i fushës së sigurisë, Naim Miftari, ish epror i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe ish pjesëtar i policisë së Kosovës, njëherësh ish agjent i SHIK-ut dhe G-2, bashkimin e forcave politike opozitare, rreth mocionit të LDK-së, që e rrëzuan Qeverinë Kurti vetëm një muaj e gjysmë pas formimit të saj, e sheh si një mobilizim të lidhjeve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, lidhje këto të cilat u tmerruan nga programi qeverisës i cili për prioritet kishte pikërisht luftën kundër tyre, pastrimin e të gjitha institucioneve nga krimi dhe vendosjen stabile të sistemit të drejtësisë në vend. Miftari thekson se me votimin e mocionit kundër Qeverisë Kurti, do të ngelin të pa realizueshme të gjitha reformat në drejtësi, që ish partnerët e deridjeshëm i kishin paraparë në programin qeverisës, sepse janë pikërisht këto reforma ato që do të pamundëson vazhdimin e mbijetesës së mëtejme të krimit dhe korrupsionit, sidomos në fushën e sundimit të ligjit. Kjo lidhje e krimit, sipas Naim Miftarit, jo vetëm që do ta pengon zhvillimin e reformave të programuara nga Qeveria Kurti, por do të shkon edhe më tutje, do të falë krimet që Serbia e ka kryer në Kosovë dhe do të futet edhe në pazare politike për territore, në mënyrë që Presidenti Hashim Thaçi të amnistohet nga ndjekja prej Gjykatës Speciale.
“Krejt kjo luftë e ndyrë nga të gjitha anët kundër Qeverisë Kurti e ka qëllimin me lan me mbrojtje akoma mos me dënua korrupsionin dhe krimin e organizuam mos me i dënua krimet e luftës që i ka bërë shteti serb, mos me i dënua vrasjet politike që janë bërë gjatë dhe pas luftës, dhe mos të harrojmë se në tërë këto gjëra deri sot kanë qenë në bashkë qeverisje me krimin e organizuar, kanë qenë në qeverisjet bashkë me vetë LDK-në prandaj ka qenë e pa mundur qeverisja Kurti e cila për 50 ditë e ka hallakat krimin e organizuar dhe i ka dërguar në panik ata që ishin të lidhur me krimin. Është fakt që me rrëzimin e kësaj Qeverie, edhe plani për reforma do të ngecë aty ku ka mbet, dhe Kosova do të dëmtohet akoma më shumë jo vetëm në politikë por edhe në territor. Do të vazhdojnë të godasin e të plaçkitin shtetin kusarët e Panit dhe të LDK-së të cilët vetëm do ta vazhdojnë hajnin aty ku e kanë lënë deri para 50 ditëve”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.