SHBA është vendi i tretë në botë për nga numri i të infektuarve me koronavirus, shkak prej të cilit janë duke vënë një sërë bllokadash me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemie, që do zgjasin nga 10 deri në 12 javë.
Amerikanët janë duke iu nënshtruar ndryshimeve më drastike që nga Lufta e Dytë Botërore, duke mbyllur shkollat, anuluar aktivitetet sportive, kurse humbja e vendeve të punës është duke u rritur me mbylljen e kompanive të mëdha.
Spitalet janë duke bërë të pamundurën që të sigurojnë pajisjet mbrojtëse për punonjësit e tyre si dhe respiratorët t’i kenë në gjendje të rregullt, pasi pritet të ketë një valë të re të pacientëve që do të kenë nevojë për ndihmë sepse kanë probleme me frymëmarrje.
Kujtojmë që numri i të infektuarve në SHBA ka shkuar në mbi 34 mijë, kurse 457 persona kanë humbur jetën, ku shumica e rasteve të konfirmuara me coronavirus janë zbuluar në New York. Ky virus në mbarë botën ua ka marrë jetën deri më tani mbi 14 mijë personave kurse mbi 340 mijë janë infektuar.
Ligjvënësit në Washington janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje, që do të dhuroheshin 1 trilion dollarë me qëllim që të jenë sa më të vogla dëmet ekonomike nga coronavirusi. Sekretari amerikan i Financave, Steven McNuchin, ka deklaruar për Fox News se shpreson që Kongresi lidhur me këtë ndihmë do të deklarohet sot.
Gati çdo i katërti amerikan, apo 80 milionë, janë urdhëruar të mbyllin marketet dhe të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre në New York, Kaliforni, Illinois, Oregon, Konektikat dhe New Jersey.
“Nëse nuk u themi njerëzve të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe të mos shoqërohen mes vete, do të kemi shumë më shumë vdekje”, ka deklaruar guvernatori i Illinois, G.B, Pricker.