U deshtën 20 vite pas luftës që njerëzit e këtij vendi të shkretë e t’përgjakun, me fillu me besu që shpresa nuk është vetëm një ëndërr.
Shkruan: Besnik Shabiu
U zgjidhën nyjet e pesimizmit, që ishin kap pas shpatullave të rënduara të njerëzve, të cilat kullonin vrer e trishtim.
U shtjerrën edhe lotët e fundit t’nanave për bijtë/at e humbur, me idenë se fitorja e vërtetë erdhi.
U ngjallën nga agonia muret e dijes, tuj mendu që ma nuk do t’jenë vetëm mure t’rëndomta, nuk do t’jenë vetëm dëshmitarë t’pavrejtun të krimit më të madh të njerëzimit. Vrasjes së vlerës.
U betuan edhe malet se nuk kanë me i trazu ma erërat e Kosovës, po kanë me ndjek zanin e shqipes, e atij zani kanë me ja bo kangën, që ndër breza ka me u adhuru.
U jetësu jeta, përtej mbijetesës, e balli i djerësitur i punëtorit t’palodhun u lag me vesën e gëzimit, të atij mëngjesi t’bardhë, t’veshun me vellon e dritës.
U lidh edhe besa e ç’lidhun ndër vite, se asgjë nuk ka ma t’shenjtë se madhnia* e kësaj toke Kosove, e ata që shkelin mbi të do t’jenë t’madhnum si kurrë më parë.
E tash pa m’tregoni, veç njëherë m’tregoni, pash besën, nëse veç pak keni ftyrë, me çfarë të drejte ju e ndalni kangën e shqipes, hala mirë pa e fillu?
Me çfarë të drejte e vrani ëndrrën e burgosur, hala pa ra n’gjumë t’qetësisë?
Me çfarë të drejte e pushkatoni shpresën e ngjitur për balli hala t’lagur qull nga pabarazia?
Me çfarë arsye e varrosni shijen e dijes, hala t’paqitun n’letër t’vërtetë?.
Ama. Shkoni. Ma mirë shkoni. Nuk na duhen ma fjalët e kota, t’thurruna n’vargje, se me to nuk mbulohet plaga.
Shkoni, veç mos guxoni ma me kthy kokën prapa e me lyp hallallin, se e keni lanë n’lloq pritjen.
Shkoni, veç mos t’ja dëgjon ma kush zanin e pendimit, as t’vajit, as kangës, as zhgënjimit.
Shkoni. Se vuajtja për këtë popull tash është ba ma si ngushëllim.
Ama mos harroni, kthimi ka me ju kushtu shumë ma shtrenjtë se ikja.
Kosova ka qëndru, e ka me qëndru, deri n’fitoren e vërtet!