Sabina Gjocaj në muajin korrik të këtij viti është zgjedhur zyrtarisht ambasadore e Univeristetit të Groningenit, në Holandë. Gjocaj do ta përfaqësojë këtë universitet ndërkombtarisht, i cili njëherësh bën pjesë në top 100 universitetet më të mira në botë, transmeton Gazeta Mejdani
Ajo është shprehur e nderuar dhe privilegjuar që është zgjedhur në mesin e studentëve që do ta përfaqësonte universitetin.
Sabina aktualisht është në përfundim të studimeve në Programin LLM në Ligjin Global Penal, në këtë universitet.
Padyshim që Gjocaj është një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë, se me punë dhe përkushtim mund të arrihet gjithçka edhe jashtë kufijve shqiptarë, përcjell Albinfo.ch.
Discussion about this post