Kryeministri Albin Kurti ka thënë derisa nuk do të ketë një vendim qeveritar për taksën, gjendja do të vazhdojë të mbes e njëjtë.
“Ne jemi në koalicion më LDK-në, por për ndonjë temë mund të mos pajtohemi. Derisa të mos kemi një vendim të shumicës ne kabinet, ne nuk do të marrim një vendim të pakicës”.
“Pra taksa për lëndën e parë nuk hiqet më 15 mars. Taksa do të vazhdojë të mbes sikur deri tash”, ka thënë Kurti në një konferencë për media, shkruan Insajderi.
Ditë më parë kryeministri i vendit doli dhe tha se taksa për lëndën e parë do të hiqet që nga 15 marsi, por me këtë deklaratë të tij nuk është pajtuar Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në anën tjetër – shteti amerikan – ka bërë me dije se taksa ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake duhet të hiqet pa asnjë kusht.