Ministri i Brendshëm, Peter Dutton u bashkohet 200 australianëve të tjerë që janë prekur nga koronavirusi
Ministri i Brendshëm i Australisë, Peter Dutton sot deklaroi se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në Twitter, Dutton tha se u zgjua me dhimbje fyti dhe temperaturë.
“Menjëherë kontaktova Departamentin e Shëndetësisë në Queensland dhe rezultova më pas me Covid-19. Queensland Health këtë pasdite më njoftoi se testi ishte pozitiv”, shkroi Dutton.
Dutton u bashkohet 200 australianëve të tjerë që janë prekur nga koronavirusi.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison sot paralajmëroi ndalimin e tubimeve masive në vend për të frenuar përhapjen e virusit.
Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, këtë javë u shpall pandemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Infeksioni vdekjeprurës ka marrë më shumë se 4.600 jetë që nga dhjetori i kaluar, përfshirë rreth 3.200 vdekje në Kinë, prej nga buron virusi, në qytetin qendror Wuhan.
Sëmundja është përhapur në rreth 118 vende, ku janë raportuar mbi 125 mijë raste të konfirmuara.