Kryeministri në ikje, Ramush Haradinaj, ka thënë se kishte pasur përvojë të hidhur teksa kishte bashkëpunuar me PDK-në. Se a janë këto fjalë të cilat thuhen akonisht kur prishen koalicionet, apo vërtetë kishte pasur përvojë të hidhurm, mbetet të shihet në ditët në vijim.
Në eminionin Presing të T7, Haradinaj ka thënë se nuk e ka njoftuar kreun e PDK-së, Kadri Veselin, për dorëheqje pasi ai nuk i ka lënë hapësirë për të diskutuar për tema të ndjeshme.
Mbase, ai ka folur me një gjuhë tejet kritike dhe mjaftë domethënëse:
“Çka të paralajmërojë një njeri që në Washington ka thënë se Haradinaj po flet me Amerikën si me Serbinë. Nuk më la hapësirë që të flasë për tema të tilla”, ka thënë kryeministri në detyrë, në emisionin Presing të T7.
Në njëmoment Haradinaj thotë se PDK e ka penguar për temat më të rëndësishme kombëtare dhe se më asnjëherë nuk do të bashkëpunojë me partinë e Veselit.
“Me PDK-në kurrë më”, ka thënë kreu i AAK-së, i cili ka dhënë dorëheqje një muaj më parë pasi ka marrë ftesë për intervistim pranë Dhomave të Specializuara në Hagë./GazetaMejdani/
Discussion about this post