Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka ofruar tri orare për takim të mundshëm kryeministrit Albin Kurti.
Në ftesën e bërë, Thaçi i ka rezervuar takimin në orët 10:00, 11:00 apo edhe 12:00.
Por, Kurti duket se i ka refuzuar të tria oraret e presidentit.
Në agjendën e sotme të kryeministrit, nuk figuron fare takimi me presidentin Thaçi.
- Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, SH.T. Akira Mizutani.
- Kryeministri Albin Kurti viziton Shoqatën e të Burgosurve Politik.
Këto janë dy pikat e vetme të cekura në agjendë, që është një konfirmim se nuk pritet të ketë as sot takim midis presidentit e kryeministrit./