Një ish-aleat i ngushtë i tanimë presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka filluar zyrtarisht procesin për të themeluar një parti politike.
Sipas mediave të huaja, ai ka thënë se Turqisë i duhet një “fillim i ri” dhe ka bërë thirrje për reforma për të forcuar shtetin ligjor dhe demokracinë.
Në një veprim të shumëpritur, përkrahësit e Ali Babaçan të hënën paraqitën një kërkesë zyrtare në ministrinë e Brendshme për krijimin e partisë së re, emri i së cilës do të konfirmohet në një ngjarje të mërkurën.
Babacan, 52-vjeçar ish-zëvendëskryeministër dhe anëtar themelues i AK Partisë së Erdoganit që qeverisi Turqinë që nga viti 2002.
Ai njoftoi korrikun e kaluar se po jepte dorëheqje nga AK Partia për “dallime të thella” në lidhje me drejtimin e saj.
Ai shërbeu si ministër në ekonomi dhe më pas ministër i jashtëm para se të bëhej zv/kryeministër nga 2009 deri në 2015.
Ai u vlerësua mirë nga investitorët e huaj gjatë kohës së tij, i ngarkuar me ekonominë.
“Është shfaqur nevoja për një fillim të ri në Turqi”, citohet të ketë thënë Babacan në një intervistë të transmetuar drejtpërdrejt në Fox TV të Turqisë.