Janë publikuar detaje të reja sa u përket dy personave të cilët janë prekur nga koronavirusi në Shqipëri, tash i njohur si COVID-19.
Ata janë babë dhe bir 54 dhe 28 vjeç dhe kanë hyrë në Shqipëri me makinë nga Hani i Hotit.
“Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale”,thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shqipërisë, përcjell tch